Komisioni për Anti-korrupsion e ka pranuar Marrëveshjen për ndërtimet e korridoreve 8 dhe 10D dhe ka filluar shqyrtimin e dokumenteve. Në deklaratë për mediat kryetarja Biljana Ivanovska tha se kanë krijuar ekip të posaçëm për të analizuar Marrëveshjen e korridoreve në të cilin janë katër ekspertë të sferave të ndryshme. Lidhur me keqpërdorimin e detyrave zyrtare nga funksionarët e pushtetit, Ivanovska deklaroi se ata nuk e respektojnë mjaftueshëm as ligjin e as Kodin etik. Kreu i anti korrupsionit tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski duhet patjetër të tregojë se si janë paguar shpenzimet e fëmijëve të tij të cilët i ka marrë me vete gjatë udhëtimit zyrtar në SHBA.
“Pra duhet të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin, sepse kjo të lë përshtypje të keqe, krijohet një perceptim i keq që nëse babai është ndonjë funksionar mund të shkojë e gjithë familja. Nuk është rasti i vetëm, për fat të keq ky perceptimi duhet të ndryshojë, por do të ndryshojë me situatën faktike kur nuk do të shkojnë, nuk do të udhëtojë, respektivisht le të shkojnë, le të udhëtojnë por le të tregojë kush e mbulon… Ne vendimet për hapjen apo jo lëndëve për ndonjë raste i marrim në mbledhje, sot pas kësaj ngjarje do të kemi kolegjium dhe do u informojmë”, deklaroi Biljana Ivaniovska, kryetare e KSHPK. /alsat.mk