6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski arsyeton vendosjen e flamurit europian në ligjet e korridoreve/ “Shkaku...

Kovaçevski arsyeton vendosjen e flamurit europian në ligjet e korridoreve/ “Shkaku i bllokadës së Levicës të mbështetur nga VMRO”.

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka arsyetuar përdorimin e flamujve evropian në sjelljen e ligjeve të caktuara të nevojshme për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, duke thënë se këto autostrada janë në përputhje me hartën e korridoreve transevropiane, si dhe përshkak bllokadave siç thotë, të pabaza nga ana e Levicës.Flamuri evropian për ligjet e nevojshme për harmonizimin për zgjidhje të caktuara ligjore në ligjvënien tonë për projektim dhe ndërtim më të shpejtë dhe më efikas të korridoreve 8 dhe 10d janë bërë duke marrë parasysh se së pari në këtë korridor është vendosur tanimë harta e korridoreve transeuropiane. Ministri për Transport dhe Lidhje këtë e nënshkroi pikërisht këtë javë me kolegët e tij me Bashkimin Evuropian. E dyta për shkak se ka bllokadë të pabazë nga ana e Levicës dhe normalisht e mbështetur nga VMRO-DPMNE me qëllim korridoret 8 dhe 10 d të mos ndërtohen”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments