2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Bullgaria ndaj RMV-së sillet sikurse Rusia ndaj Ukrainës

Kovaçevski: Bullgaria ndaj RMV-së sillet sikurse Rusia ndaj Ukrainës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Rejkjavik të Islandës, ka theksuar se Bullgaria kundrejt Maqedonisë së Veriut sillet njëjtë sikurse Rusia ndaj Ukrainës, njofton KlanM.

Ai gjatë fjalëimit në debatin “të bashkuar për Evropë” ka thënë se akuzat e Sofjes për mosrespektimin e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut janë të pabaza, duke shtuar se pikërisht Bullgaria është shembull për këto shkelje.

Diskursi që shfrytëzohet nga Bullgaria drejt RMV-së, fatkeqësisht është i ngjashëm me diskursin që Federata ruse e shfrytëzon ndaj Ukrainës. Është e papranueshme që akuzat e këtilla të keqpërdoren për qëllime politike, veçanërisht në këtë periudhë kyçe për të ardhmen e Evropës. Të gjitha raportet e konfirmojnë këtë. Akuzat e përmendura në këtë samit nga ana e përfaqësuesit bullgar janë tërësisht të pabaza dhe vijnë nga vendi që nuk i respekton vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardet e Këshillit në fushën e të drejtave të njeriut” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Bullgaria në Samitin e Rejkjavikut përfaqësohet nga Nënkryetarja Ilijana Jotova, e cila, sipas mediave bullgare, sic percjell KlanM, në tryezën e rrumbullakët “Të bashkuar për Evropë, ka deklaruar se në mënyrë sistematike shkelen të drejtat e Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments