8.1 C
Tetovo
E premte, 16 Maj, 2025
BallinaLajme“DETEKTOR” anketa: Maqedonasit kundër kornizës negociuese me BE-në, Shqiptarët “pro”!

“DETEKTOR” anketa: Maqedonasit kundër kornizës negociuese me BE-në, Shqiptarët “pro”!

Shumica e qytetarëve janë kundër kornizës negociuese që Qeveria e dakordoi me BE-në dhe vlerësojnë se me këtë RMV-ja vehet në pozicion nënçmues, njofton KlanM. Kështu thuhet në rezultatet e anketës që për ‘Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup.

Sipas anketës, 55.7% e qytetarëve janë kundër kornizës negociuese me BE-në, derisa 28.1% e mbështesin. Të dhëna interesante jepen sipas analizës etnike. Derisa 70% e Maqedonasve janë kundër kornizës negociuese, sic njofton KlanM, madje 75% e Shqitarëve e mbështesin këtë kornizë.

62% e Maqedonasve vlerësojnë se korniza negociuese është hyrje në bullgarizimin e vendit, kurse 54.4% e Shqiptarëve ndajnë qëndrimin se kjo kornizë garanton identitetin maqedonas. 48.4% e qytetarëve janë të mendimit se rreth kësaj çështjeje ka shumë dezinformata, derisa 26.9% thonë se s`ka dezinformata. Anketa e Institutit për hulumtime politike – Shkup është zbatuar përmes telefonit nga 2 deri më 6 Maj, me 1.112 të anketuar.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments