11.7 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMASH insiston që matura shtetërore të mbahet në afatet e parapara, për...

MASH insiston që matura shtetërore të mbahet në afatet e parapara, për çdo propozim të ri të konsultohen edhe nxënësit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës insiston që matura shtetërore të mbahet në datat e definuara në Kalendarin e organizimit të vitit shkollor 2022-2023 në shkollat ​​e mesme publike, gjegjësisht provimi i parë ekstern të mbahet më 27 maj dhe e dyta më 10 qershor.

Ju bëjmë thirrje udhëheqësisë së Qendrës Shtetërore të Provimeve dhe anëtarëve të Këshillit shtetëror të maturës plotësisht të respektohen afatet e përcaktuara, në interes të maturantëve, arsimimi i mëtejshëm apo përfshirja e të cilëve në tregun e punës varet nga ky proces, si akt të formalizimit të arsimit të mesëm dhe marrjes së diplomës.

Shprehim mirëkuptimin e plotë dhe japim mbështetjen e punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve për tejkalimin e sfidës me të cilën po përballen. E drejta e organizimit sindikal për realizimin e të drejtës është e pakontestueshme, por megjithatë nuk duhet të jetë në dëm të nxësve, të cilët duhet të konsultohen për çdo propozim të ri në lidhje me dhënien e maturës shtetërore.

Dialogu ndërmjet QSHP-së dhe Ministrisë së Financave duhet të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjejes përfundimtare, njëkohësisht e domosdoshme është që të vazhdojnë edhe proceset që janë në interes të maturantëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments