6.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani për ndërtimin e autostradave: Momenti i katërt historik për Maqedoninë

Bujar Osmani për ndërtimin e autostradave: Momenti i katërt historik për Maqedoninë

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka komentuar debatet për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D. Projektin, ai e ka cilësuar si momentin historik të katërt për vendin, pas pavarësisë, Marrëveshjes së Ohrit dhe anëtarësimit në NATO.

“Pas pavarësisë, Marrëveshjes Kornizë, anëtarësimit në NATO, ky është momenti i katërt historik për vendin, nuk ka asnjë projekt më të madh në historinë e vendit tonë pos këtij projekti që lidh Shkupin me Ohrin. Për çështje të mëdha ka edhe debate të mëdha. Siç kalon koha të gjitha përpjekjet për keqpërdorim nga partitë opozita do të qetsohen dhe sqarohen, do të mbetet vetëm projekti, vetëm autostrada dhe mundësia që qytetarët për një orë të mbërrijnë në Ohër. Nuk do të mbetet asnjë dilemë pa u sqaruar. Me zgjedhjen e kompanisë amerikane për projektin më të madh vendi ka treguar orientim strategjik, por edhe garanca për transparencë dhe ndershmëri të të gjithë projektit.”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments