Shumica e partive politike parlamentare mendojnë se përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, shteti duhet të ketë një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se ndryshimet duhet të harmonizohen me rekomandimet e OSBE/ODIHR por pa zbardhur më shumë detaje. LSDM-ja dhe Aleternativa shprehen “pro” listave të hapura. BDI nga ana tjetër thotë se partitë duhet të debatojnë për të gjitha ndryshimet e mundshme.
Duhet të kemi një listë zgjedhore, të kemi lista të hapura, që paraqet edhe zgjidhjen sipas dëshirës. Kuptohet ky është përcaktim i yni programor, është angazhim i yni, por duhet të kemi parasysh se duhet të gjejmë konsensus në suaza të Kuvendit. Por shpresojmë se të gjithë aktorët politik do ta kenë parasysh përmirësimin e Kodit Zgjedhor dhe do të përpiqemi të gjithë të gjejmë konsensus rreth kësaj çështjeje- deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.
Është me rëndësi sa më parë partitë politike të ulen dhe të hapin debatin për Kodin Zgjedhor. Është edhe kërkese e Bashkimit Evropian- tha Vizart – Bujar Osmani, BDI.
Modeli me një njësi zgjedhore dhe me lista te hapura është mjaft i pranueshëm dhe shumë më i mirë se ky që është aktual, me gjashtë njësi zgjedhore dhe me lista të mbyllura- u shpreh Orhan Murtezani , “Alternativa”.
Nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët kërkojnë pastrimin e listave zgjedhore dhe lista të hapura, ndërsa nga Lëviza BESA janë për së paku tre njësi zgjedhore.
Pastrimi i listave nga votuesit fiktiv, ndryshimi i modelit zgjedhor nga ai proporcional në atë me lista të hapura, njësitë zgjedhore, do jenë kërkesat tona politike, në qoftë se krijohet mundësia dhe nevoja e dialogut politik mes forcave kryesore politike të pozitës dhe opozitës!- pohoi Flakron Bexheti, ASH.
Jemi për një sistem proporcional me më së paku tre njësi zgjedhore dhe gjithashtu propozojmë dhe kërkojmë që edhe në vendin tonë të kemi lista të hapura. Gjithashtu ne si Lëvizja Besa kërkojmë që përsëri të rishikohet regjistri zgjedhor dhe njëherësh edhe i njëjti të pastrohet për gjithmonë dhe kur të mbahen zgjedhjet të kemi një proces zgjedhor më korrekt dhe demokratik- tha Sani Saidi, Lëvizja BESA.
Kohë më parë, edhe Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski e mbështeti iniciativën e disa partive politike për ndryshimin e modelit zgjedhor në më pakë njësi zgjedhore dhe lista të hapura.