21.1 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Tetor, 2024
BallinaLajmeShpërthim afër stacionit të Policisë së Kosovës në veri

Shpërthim afër stacionit të Policisë së Kosovës në veri

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri.

Pas këtij shpërthimi ka reaguar Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa, duke thënë se ky është një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se këto struktura kriminale po paguhen nga Serbia në mënyrë që të pengojnë sundimin e ligjit në veri.“Një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut. Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri. Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, ka shkruar Vela.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se nga ky shpërthim është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.

“Po, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elshani.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments