14.2 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Tetor, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani deklaron në APK vlerën e shtëpisë ne Marigona Hill, lagjen...

Vjosa Osmani deklaron në APK vlerën e shtëpisë ne Marigona Hill, lagjen luksoze të Prishtinës

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Në kuadër të pasurisë së paluajtshme, Osmani ka deklaruar edhe shtëpinë në lagjen “Marigona Hill”, njëra prej lagjeve më luksoze të kryeqytetit, transmeton Reporteri.net.

Sipas të dhënave të publikuara në APK, kjo shtëpi, që është “banim në varg”, i ka kushtuar Osmanit 170 mijë euro. Megjithatë, ende nuk ka përfunduar së ndërtuari.

Presidentja ende nuk e ka paguar borxhin nga kjo blerje, pasi ka këste të papaguara që bashkë me punët shtesë në kompani të tjera rreth “banimit në varg”, kapin vlerën e 60 mijë eurove.

Presidentja Osmani po ashtu ka në pronësi të përbashkët me Prindon Sadriun 5 ari tokë.

Po ashtu në pronësi të përbashkët, Osmani ka edhe një tjetër “banim në varg” të blerë në vitin 2023, që kushtoi hiç më pak se 520 mijë euro. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments