Megjithëse për mirëmbajtjen e rrugëve është kompetente ndërmarrja tjetër shtetërore, “Makedonija pat”, Ejup Rustemi si drejtor i Rugëve shtetërore tregon se ata janë të detyruar të ndërhyjnë për shkak se kompania në fjalë nuk po e bën detyrën.
Ai tha se kanë përfunduar procedurat për rehabilitimin e autostradës Shkup – Tetovë dhe anasjelltas dhe brenda pak ditëve do të fillojnë punimet, ndërsa paralajmëroi se brenda një muaji do të fillojë edhe rehabilitimi i autostradës Shkup – Kumanovë.
“NP ‘Rrugët Shtetërore’ për çdo vit lidh kontratë me ndërmarrjen tjetër publike që është e obliguar për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve shtetërore në RMV. Nga vet fakti se nuk kemi mirëmbajtje siç duhet ne detyrohemi të angazhojmë edhe kompani tjetër për shkak të përmirësimit të gjendjes në pjesët autostrale por edhe regjionale”, deklaroi Rustemi.