11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës / Vonesat për “Bllagoja Toskën”, për shkak të kushteve...

Komuna e Tetovës / Vonesat për “Bllagoja Toskën”, për shkak të kushteve klimatike

Ndërtimi i Bulevardit “Bllagoja Toska” ka kapur një vlerë prej 50 milionë denarëve për shpronësimin të pronave dhe 45 milionë denarë për ndërtimin e të njejtit. Gjatësia e bulevardit është 420 metra kurse gjerësia është 21 metra

Urim HASIPI

Tetovë, 4 maj – Vonesat për përfundimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, kanë detyruar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami që të realizojë një takim me përfaqësues të TAV-it dhe Ndërmarrjes që kryen punët në këtë bulevard. Takimi është zhvilluar gjatë ditës së enjte, prej nga komuna e Tetovës ka marrë premtim se nëse lejojnë kushtet klimatike do të përfundojë deri në fund të muajit maj. “Të enjten gjatë orëve të para të mëngjesit bashkë me kryetarin e komunës edhe kompaninë që i realizon punët edhe përfaqësues nga TAV kishim takim edhe ramë dakord që shumë shpejtë në një afat kohor Brenda këtij muaj eventualisht nëse ka kushte të vështira klimatike mund të zgjasë edhe një muaj , nëse nuk ka në fund të këtij muaj do përfundoj gjithçka edhe do të jetë i lëvizshëm për këtë muaj”, thotë Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.


Përfundimi i bulevardit “Bllagoja Toska” ishte premtuar disa herë se deri në vjeshtën e vitit të kaluar do të përfundojë, por u shfaqën shumë pengesa. Fillimisht kishte pengesa gjatë realizimit të punëve për shkak të rrjeteve nëntokësore të rrymës elektrike dhe gypave të ujësjellësit. Krahas kësaj, kur pritej gjithçka të shkojë sipas parashikimeve, dolën problemet me shtëpinë që duhej të rrënohej. Derisa u pastrua problemi me këtë shtëpi, u humb shumë kohë. Një problem në vete kanë qenë edhe kushtet klimatike. “ Problem kanë qenë kushtet klimatike e dimë që ka pasur të reshura të shiut , ka pasur problem edhe me palët edhe pse ekspoprimi ka përfunduar kanë dalë në teren dhe kanë penguar kompaninë në realizimin e punëve ku jemi detyruar ne si institucion komunë të kërkojmë nga sektori për punë të brendshme të kërkojnë palët edhe të vazhdojë punimet kompania private”, deklaroi Besar Durmishi.

Ndërtimi i bulevardit “Bllagoja Toska” ka kapur një vlerë prej 50 milionë denarëve për shpronësimin të pronave dhe 45 milionë denarë për ndërtimin e të njëjtit. Gjatësia e bulevardit është 420 metra kurse gjerësia është 21 metra. Nga Komuna e Tetovës, kanë paralajmëruar se mënjëherë pas përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të bulevardit “Bllagoja Toska”, menjëherë do të fillohet me fazën e dytë, respektivisht me vazhdimin e ndërtimit të këtij bulevardi nga Shkolla e Mesme Tekstile e deri tek bulevardi i “Ilindenit”. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments