-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Marrëveshja me ”Behtel & Enka” do të prezantohet para deputetëve...

Talat Xhaferi: Marrëveshja me ”Behtel & Enka” do të prezantohet para deputetëve me certifikata sigurie

Letra e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski ku pajtohet që Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D t`u prezantohet deputetëve që posedojnë certifikatë sigurie ka mbërritur në Kuvend dhe koordinatorët e grupeve parlamentare tashmë janë njoftuar – ka deklaruar Kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Por, Xhaferi nuk ka njohuri se në cilin komision dhe sa deputetë posedojnë certifikata sigurie për të marrë pjesë gjatë prezantimit të Marrëveshjes.

Sipas tij, më 2 Maj do të ketë koordinim kurse dje I ka njoftuar koordinatorët të mendojnë për kohën. Sipas Xhaferit, nuk dihet prezantimi mund të ndodh edhe këtyre ditëve.

Kryeparlamentari Xhaferi, ka theksuar se nuk e ka marrë marrëveshjen dhe nuk e di përmbajtjen duke potencuar se nuk është punë e tij. Ai ka bërë të ditur se Marrëveshja nuk do t`u dorëzohet deputetëve me certifikatë sigurie por vetëm do të prezantohet para tyre, me arsyetimin se bëhet fjalë për dokument të klasifikuar.

Kryetari I Kuvendit, në brifingun me gazetarë njoftoi se Propozimi për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune me procedurë të shkurtuar, nuk është tërhequr, por pritet të nisin me punë edhe komisionet tjera që kryesohen nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndryshe, nëntë deputetë të VMRO-DPMNE-së, që posedojnë certifikata sigurie, javën e kaluar I dërguan një letër Kryeministrit Kovaçevski që t`ua dorëzojë marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Nga Qeveria u përgjigjën se përfaqësues të qeverisë dhe anëtarë të Komitetit për ndërtimin e Korridoreve do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e marrëveshjes në procedurë përkatëse parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments