Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka thënë se heqja e regjimit të vizave nga BE-ja është sinjal për të filluar punën në hapat e tjerë të integrimit të vendit në struktura europiane.
Reuten tha se pas liberalizimit të vizave, vendim ky që edhe ligjërisht u nënshkrua sot, BE-ja duhet të merret me aplikimin e Kosovës për anëtarësim, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Dhe, sa i përket pesë vendeve që ende s’e njohin Kosovën, besoj që ky hap i posaçëm dhe përpjekjet që janë bërë, në atë që quhet marrëveshje normalizimi, janë sinjale që edhe për këto vende, është e rëndësishme që të lëvizin drejt njohjes formale”, është shprehur Reuten, transmeton klan kosova.