5.3 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMot pjesërisht i vranët, me erë dhe rreshje shiu

Mot pjesërisht i vranët, me erë dhe rreshje shiu

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me erë dhe rreshje të kohëpaskohshme shiu. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie afatshkurte me rreshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë mbi 70 kilometra në orë.

Siç informojnë nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, temperatura maksimale do të jetë prej 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, me erë dhe rreshje shiu. Rreth mesditës në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurte me rreshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe bubullima. Vranësirat do të zvogëlohen në orët e vona të pasdites. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 18 gradë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments