7.1 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMickoski i kërkoi Pendarovskit të mos i nënshkruajë ligjet për ndërtimin e...

Mickoski i kërkoi Pendarovskit të mos i nënshkruajë ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10e

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski që të mos i nënshkruajë ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, të cilat janë në procedurë parlamentare.

Mickoski sot në përgjigje të pyetjeve gazetareske tha se ajo që e shqetëson është se i gjithë procesi rreth ndërtimit të korridoreve zhvillohet në mënyrë jo transparente dhe opinioni nuk ka njohuri për kontratën.

– Tani dalin me disa njoftime ku thonë se nuk po paguajnë gjoba, por kanë qenë shpenzime shtesë. Nuk mund të habitesh me marrëzinë e tyre në një skenë të hapur. Prandaj e kemi Pendarovskin që në rolin e analistit përdor urtësinë popullore, në vend që të thotë se çfarë do të bëjë. I bëj thirrje që të mos fshihet pas Parlamentit dhe të guxojë të dalë dhe të mos firmosë ato vendime ligjore që do i vijnë. Të mos e pezullojmë rendin e duhur në shtet dhe në Kushtetutë dhe një herë në këto pesë vjet si president të punojmë në interes të qytetarëve dhe shtetit, tha Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunën e Aeroportit.

Lidhur me qëndrimin e Qeverisë për zgjatjen e orarit të punës nga 40 në 60 orë, Mickoski tha se përgjigja e djeshme e qeverisë nuk meriton koment, por ka treguar se është vepër penale.

– Kjo që thanë dje nuk meriton fjalë për fjalë asnjë koment, por dua t’i paralajmëroj edhe një herë, se me vetëdije po e vënë shtetin në pozitë të varur. Është krim dhe do të përsëris për këtë krim nga i pari deri tek i fundit do të mbajnë përgjegjësi, tha Mickoski.
Duke iu referuar deklaratës së djeshme të kryetarit të shtetit se a do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Mickoski tha se Pendarovski me deklaratat e tij nuk ndalet së ofruari para koalicionit qeverisës LSDM dhe BDI duke menduar se do të jetë sërish kandidat për president.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments