-2.9 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeFaton Ahmeti kundër Kasamit . BDI-ja nuk mbështet nismën për ndërrimin e...

Faton Ahmeti kundër Kasamit . BDI-ja nuk mbështet nismën për ndërrimin e emrave të rrugëve në Tetovë pa përfshirjen e përfaqësuesve të bashkësive tjera etnike në këtë proces. 

BDI-ja nuk mbështet nismën për ndërrimin e emrave të rrugëve në Tetovë pa përfshirjen e përfaqësuesve të bashkësive tjera etnike në këtë proces. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, në Programin 200, tha se ndërrimi i emrave vetëm me votat e këshilltarëve shqiptarë në komunën e Tetovës, duke mbivotuar bashkësitë tjera entike, nuk është porosi e mirë për bashkëjetesën dhe konceptin multietnik të shtetit.

“Procesi i ndryshimit të emrave të rrugëve është një proces i cili ka filluar diku në vitin 2005, në mandatin e parë të qeverisjes së z.Hazbi Lika me komunën e Tetovës dhe atëherë në bashkëpunim me këshillin komunal janë ndryshuar një pjesë e emrave por ka pasur edhe një ngecje pikërisht për shkak të mospajtimit ndëretnik.

Ky është moment i ri. Padyshim që regjistrimi i popullësisë, për të cilin ne si BDI jemi investuar jashtëzakonisht shumë i ka krijuar këto rrethana, këto konfiguracione të tanishme. Mirëpo në një shtet multientik, në një qytet multietnik nuk është mirë të majorizohen dhe mbivotohen bashkësitë etnike.

Kështu që çdo proces, çdo vendim marrje duhet të jetë me një debat më të gjërë, me një konsensus. Derisa ne si shqiptarë kemi luftuar dhe kemi bërë përpjekje të mos majorizohemi, të tregojmë se ne nuk majorizojmë kur e kemi mundësinë për të majorizuar.

Dhe një vendim i tillë pa përfshirjen e grupeve tjera entike në kuadër të qytetit të Tetovës, nuk do të ishte mesazh i mirë për bashkëjetesën dhe konceptin multietnik të shtetit tonë” , tha Ahmeti në Programin 200, në Alsat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments