Kryetari i partisë LEVICA”, Dimitar Apasiev, nga Maqedonia e Veriut, i cili është edhe deputet i parlamentit maqedonas, me një delegacion partiak ka bërë homazhe tek varri i ish-liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha.
“LEVICA” është parti e krahut të majtë nacionalist dhe një parti politike euroskeptike në Maqedoninë e Veriut e themeluar në nëntor të 2015-ës. Partia është anti-NATO dhe ka folur kundër “nacionalizmit shqiptar” dhe shtrirjes së gjuhës shqipe në sistemin juridik të Maqedonisë së Veriut.
Në vizitën e tyre në Tiranë te varri i Enver Hoxhës, partia lavdëroi udhëheqjen e tij në Shqipëri.
“I majtë i përkushtuar dhe antirevizionist, Hoxha është themeluesi i shtetit modern shqiptar dhe sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë u quajt Partia e Punës), e cila u themelua me mbështetjen e Jugosllavisë dhe sovjetikëve. Ky student francez u bë simboli i rezistencës antifashiste të fqinjëve tanë kundër pushtimit italian, duke vepruar si komisar politik i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Shqipërisë”, thuhet në kumtesën e së “Majtës”.
Këtë ngjarje e ka quajtur çmenduri të plotë historiani Florian Bieber.
“Udhëheqja e Levicës [e majta në maqedonisht], partia nacionaliste pro-ruse pseudo majtiste në Maqedoninë e Veriut e respekton Enver Hoxhën. Flasim për një çmenduri të plotë”, ka shkruar Bieber.
Levica leadership, the pro-Russian nationalist pseudo leftist party in North Macedonia pays respect to Enver Hoxha. Talking about complete madness (via Dimitar Bechev) pic.twitter.com/twtCtlwode
— Florian Bieber 🇺🇦 (@fbieber) April 11, 2023