Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, ku është njoftuar për iniciativën për gjetjen e zgjidhjes ligjore për konfiskimin e objekteve me status të kundërligjshëm dhe ripërdorimin e tyre.
Qëllimi i nismës është gjetja e një zgjidhjeje dhe mundësimi i konfiskimit të objekteve të ndërtuara pa leje dhe shndërrimi i tyre në funksion të komunës, pra të shtetit.
Për realizimin e kësaj nisme është e nevojshme të ndërhyhet në dy zgjidhje ligjore: Ligji për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe Ligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, dobive pasurore dhe sendeve të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse.