12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaFinlanda nuk ka më pengesa për anëtarësimin në NATO, Turqia vendi i...

Finlanda nuk ka më pengesa për anëtarësimin në NATO, Turqia vendi i fundit që miraton

Tashmë Finlanda do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s brenda disa ditësh, pasi Turqia miratoi më në fund kërkesën.

Pas shumë muajsh vonesë dhe zvarritje parlamenti i Turqisë miratoi aplikimin e Helsinkit, duke u bërë anëtari i fundit i aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA që e bën këtë.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Finlanda do të bëhet zyrtarisht një anëtare brenda disa ditësh, njëkohësisht përgëzoi presidentin e saj për largimin e pengesës përfundimtare për anëtarësim.

Që atëherë, ne kemi parë procesin më të shpejtë të ratifikimit në historinë moderne të NATO-s. Të gjithë aleatët pajtohen se përfundimi i shpejtë i procesit të ratifikimit për Suedinë do të jetë në interesin e të gjithëve. Mezi pres të mirëpres edhe Suedinë si një anëtare e plotë e familjes së NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur”, tha shefi i NATO-s – Jens Stoltenberg.

Por Suedia ende nuk e ka marrë dritën jeshile për tu anëtarësuar në NATO, edhe pse aplikimi u bë në të njëjtën kohë me Finlandën.

Turqia ishte anëtari i fundit i NATO-s që miratoi pranimin e Finlandës, megjithëse Hungaria e bëri këtë në fillim të javës.

Në një deklaratë pas votimit, presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se vendi i tij është tani gati për t’u bashkuar me NATO-n.

Finlanda dhe Suedia ishin përkushtuar për dekada për mos-angazhim me NATO-n si një mënyrë për të shmangur provokimin e Moskës.

Megjithatë, kjo ndryshoi kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij në Ukrainë dhe i detyroi dy vendet skandinave të rivlerësonin statusin e tyre neutral.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments