Mbrëmjen e së premtes në Zvicër dy trena rajonalë dolën nga shinat, disa pasagjerë u lënduan në dy incidente të ndara në një distancë prej disa dhjetëra kilometrash dhe brenda 20 minutash nga njëri-tjetri, njoftoi policia e Bernës.
Siç raportojnë mediat e huaja, rreni i parë u nis në 16:30 në linjën midis Luscherz dhe Bienne, dhe i dyti 20 minuta më vonë pranë Buren zum Hof, ka thënë zëdhënësja e policisë Flurina Schenk.
Ka pasur lëndime të njerëzve në të dy trenat. Policia nuk ka mundur të shpjegojë shkaqet e daljes nga shinat të trenave në veri të kryeqytetit zviceran.
Dyshohet se trenat kanë dalë nga shinat për shkak të stuhisë së furishme.