Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës zyrtare në Serbi, është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç.
Vuçiç ka bërë me dije se “Open Balkan” dhe rruga e rajonit drejt BE-së, ishte në fokus të bisedës mes tyre. po ashtu Vuçiç ka theksuar se kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet mes dy popujve.
Ndërkohë, Kovaçevski dhe Bërnabiç nënshkruajnë edhe memorandumet e bashkëpunimit, në kuadër të nismës “Open Balkan”.