-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTRE MIJË DENARË PAGË MË TË LARTË PËR INFERMIERËT: Ja sa do...

TRE MIJË DENARË PAGË MË TË LARTË PËR INFERMIERËT: Ja sa do të marrin të tjerët

Punonjësit e shëndetësisë protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë dhe kërkuan përmbushjen e premtimit të disa muajve më parë, për ngritjen e pagave të punonjësve të shëndetësisë.

Në protestë, kryetari i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski, njoftoi se Sindikata sot në mëngjes është takuar me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe është pajtuar për nënshkrimin e aneksit të kontratës kolektive. Me këtë, infermierët do të marrin ngritje prej 3 mijë denarë bruto dhe 2 mijë për personelin tjetër, administratën publike, asistentët e stafit teknik dhe mjekët. Rritja do të hyjë në fuqi nga muaji mars dhe pritet të miratohet zyrtarisht nga Ministria e Financave dhe Ministri Fatmir Besimi.

Sipas nënkryetarit të Sindikatës së Qendrës Klinike, Predrag Serafimovski, kjo rritje është e vonuar.

Sindikatat kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen me kaq, thonë se do të kërkojnë që të rritet edhe koeficienti i pagave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments