Numër i madh i qytetarëve që kanë marrë kredi të shpejta nga shoqatat financiare kanë probleme të mëdha duke u përballur me shpenzime enorme që disa herë e rrisin shumën që duhet ta kthejnë. Edhe pse reklamat ofrojnë mjete me 0% shkallë të interesit ose kredi pa shpenzime, megjithatë pas kësaj qëndrojnë shpenzime të fshehta për shkak të së cilave qytetarët po hyjnë në borxhe të mëdha që nuk mund t’i kthejnë. Avokati i popullit, Naser Zyberi thotë se kohës së fundit ka numër të madh të parashtesave për raste të tilla dhe kërkon ndryshimin e Ligjit për shoqëri financiare, ku sipas ligjit aktual nuk ekziston kufizim i shpenzimeve që i caktojnë këto kompani për kredi të shpejta dhe nuk kanë obligim që të publikojnë tarifën e shpenzimeve. Zyberi përmendi një shembull të një qytetari i cili ka marrë kredi prej 9 mijë denarëve dhe i cili është vonuar me pagesë.
Zyberi në raportin për mënyrën e punës, reagon edhe për pagesën e detyrueshme të borxhit të papaguar për tatim, taksës së radiodifuzionit, por edhe gjobave të tjera përmes bllokimit dhe marrjes së të gjitha mjeteve nga xhirollogaritë e tyre. Në mënyrë shtese, ata janë detyruar që bankave t’u paguajnë mjete financiare për zhbllokimin e xhirollogarive.
Zyberi theksoi se gjatë vitit të kaluar janë konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, ndërsa janë vërejtur edhe shkelje të të drejtave të fëmijëve ku ka edhe raste të diskriminimit./tv21