Plani rus për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi është konsideruar së fundmi nga autoritetet gjermane si vendim “i papërgjegjshëm” dhe përshkallëzues sa i përket konfliktit me Ukrainën.Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane e ka përshkruar njoftimin e Vladimir Putin se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi si “të papërgjegjshme.Berlini e sheh njoftimin e Moskës si “një përpjekje tjetër për presionin bërthamor dhe ne e konsiderojmë këtë retorikë si të papërgjegjshme dhe e refuzojmë shprehimisht atë,” u tha Andrea Sasse gazetarëve në Berlin.Presidenti rus tha të shtunën se ai po vepronte pas negociatave me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, i cili tha se kishte “ngritur prej kohësh çështjen” e një vendosjeje bërthamore në territorin e vendit të tij.