7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovari dyshohet për uzurpim të tokës shtetërore dhe për ndërtim pa leje

Tetovari dyshohet për uzurpim të tokës shtetërore dhe për ndërtim pa leje

SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal për ndërtim pa leje dhe uzurpim të tokës ndaj një 46-vjeçari nga Tetova.

Nga MPB shtojnë se i njëjti dyshohet se ka uzurpuar 1050 m2 tokë shtetërore.

“SPB-Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.T.(46) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim i patundshmërive”. Gjatë vitit 2020, i raportuari në cilësinë e investitorit, në hyrje të fshatit Gajre, pa pasur leje ndërtimi nga organi kompetent i Komunës së Tetovës, ka ndërtuar një pllakë betoni të destinuar për ndërtesë banimi, duke uzurpuar tokë shtetërore me sipërfaqe 1050 m2″, thonë nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments