Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ahmeti ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
Të nderuar besimtarë të fesë islame
Uroj që muaji i bekuar i Ramazanit të shtojë ndjenjën e mirësisë ndaj njëri – tjetrit, të solidaritetit dhe mirëkuptimit, harmoninë dhe qetësinë në familjet tuaja.
Qofshin këto ditë hyjnore shkëndijë e përjetshme reflektimi për rifreskimin tonë shpirtëror mbi vlerat e besimit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!