as lajmeve në një pjesë të mediumeve se Katica Janeva ka dhënë urdhër për fshirje forenzike të të dhënave ose shkatërrim të të dhënave në Prokurorinë speciale, shefja e Prokurorisë për krim të organizuar, Villma Ruskoska, për TV21 tha se informacionet e tilla që janë paraqitur në opinion po hetohen, e më pas do të sillet vendim se çfarë të ndërmerret.
Ajo do të vërtetohet , por më pas doli PSP dhe e demantoi…”, tha Villma Ruskoska, prokurore.
Në lidhje me shkresat për fshirje të dokumenteve me demant doli PPS-ja, ku thonë se Prokurorja speciale nuk ka dhënë urdhër për shkatërrim të materialeve, të dhënave apo provave materiale në suaza të prokurorisë. Në kumtesën thuhet:
“Të gjitha aktivitetet që ndërmerren në vazhdimësi, janë në drejtim të rruajtjes të të dhënave, informacioneve, dokumenteve dhe shkresave që janë lëndë pune e kësaj prokurorie. Duke nisur nga rregullat për sigurimin e masave teknike, masave të sigurimit dhe të organizimit në pjesën e mbrojtjes së materialit të përgjithshëm i cili gjendet në prokurorinë, rruajtja e integritetit të tij është me prioritet të lartë, dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejonte që i njëjti të jetë në rrezik”, thonë nga Prokuroria Publike Speciale.
Edhe përkundër demantit, nga VMRO-DPMNE-ja në konferencë për media theksuan se me fshirjen forenzike të kompjuterëve në PPS, Katica Janeva dëshiron të fsheh diçka. Opozita kërkojnë hetim të detajuar për rastin “Reket”.
“Pas një skandali të tillë është e qartë se Katica Janeva ka diçka për të fshehur, ndërsa duke marrë parasysh se të gjithë nga prokuroria dhe pushteti heshtin dhe se Katica Janeva nuk është marrë në pyetje në prokurorinë, kjo do të thotë se dikush e fsheh edhe atë duke heshtur për këtë skandal dhe për përfshirjen e Katica Janevës në të njëjtin skandal “Reket”, tha Dimçe Arsovska nga VMRO-DPMNE.
Përndryshe, Janeva ende nuk e ka deponuar dorëheqjen e saj në Këshillin e prokurorëve edhe pse përmes kumtesës informoi se jep dorëheqje të parevokueshme. Pas kësaj ajo shkoi në pushim mjekësor, ndërsa disa dit më pas e ndërpreu pushimin, u kthye në PPS dhe thirri konferencë për media ku dha vetëm deklaratë. /TV21/