-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi nga Çairi: Drita simbolizon shpresën, mirëpo unë do thoja: Trenit nuk...

Grubi nga Çairi: Drita simbolizon shpresën, mirëpo unë do thoja: Trenit nuk i dilet përpara

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) –Artan Grubi në tubimin “Bashkë për Europë” të liderit Ali Ahmeti me qytetarë dhe strukturat partiake në Çair të Shkupit tha se sonte jemi këtu sepse kemi nevojë për pajtim e unifikim, jo për përcarje dhe ndarje.

Ai shtoi, se dora e tij mbetet e shtruar, sepse, siç tha “unë nuk kam mëri e hatërmbetje”.

Mirë se erdhet tek mahalla e çunit! Ky çuni i kësaj mahallë më shumë çuna e çupa tjerë, para dy viteve bënim thirrje të votojmë kandidatin e propozuar nga Ali Ahmeti, sepse ne e kemi ndarë mendjen të jemi të rënditur si fishekë në karikator dhe fituar. Sonte jemi këtu sepse kemi nevojë për pajtim e unifikim, jo për përcarje dhe ndarje. Dora ime mbetet e shtruar, sepse unë nuk kam mëri e hatërmbetje, jemi mësuar te jemi bashkë sepse ashtu e do koha dhe është momenti i duhur. Ne të gjithë bashkë po e trasojmë rruget e BDI-së për interesa të kombit e jo të individit, sepse BDI është e të gjithëve jo e dissave. U pajtu edhe Luizi me Oltën, i kërkoj falje! Cairi nuk është bukëpërmbystë, Çairi e Shkupi janë të Ali Ahmetit. Frikë nga gara dhe konkurrenca ka vetëm i dobëti. Asgje nuk filloi dhe nuk do të përfundoj as me mua e as me dikë tjetër, vetëm fryma e Ali Ahmetit duhet të jetë e përjetshme sepse është më e mira për shqiptarët. BDI ka frymëzuar në cdo gjenerate, ndaj nuk ulim më nivel, por garojmë për nivele më të larta. Na lini të punojmë, mos u bëni mashë në dorë të huaj! Shpërndamë administratorët, ua njohëm diplomat, zbatuam gjuhën shqipe, u bë regjistrimi, u themeluan institucione shqiptare, tejkaluam krizën e Covid-it dhe krizën energjetike, rritem pagat e ulën papunësinë, realizuam buxhetin shtetëror në përpikmëri, ndajmë fonde rekorde për Korridorin 8 dhe rrugën e Bllacës, e shumë investime të tjera. Asnjë projekt nuk ngec për arsye të qeverisë, përkundrazi investojmë në zonat shqiptare! Do largohen dhe kazinot 500 metra nga shkollat dhe xhamitë. Nuk mund të rri pa përmendur një moment epik, u shfaq një skepticizem se s’do bëhet korridori 8, por u nënshkrua kontrata për projektin më të madh infrastrukturor që nga Maqedonia e pavarur, sepse bashkohemi me Kosovën dhe Shqipërinë. Çka bëjmë ne sot na përcakton të sotmen, të nesërmen, e të ardhmen, ndaj duam të mbahemi mend që i kemi qëndruar pranë rilindasit të fundit të popullit tonë, Ali Ahmetit! E pame në video nje tunel me drite në fund, zakonisht drita simbolizon shpresën, mirëpo unë do thoja se: Trenit nuk i dilet përpara, tha Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments