Në seancën e sotme të rregullt, Kuvendi miratoi Ligjin për amnisti për shkelësit e orës policore dhe karantinës gjatë pandemisë së Covid-19.
Sipas kësaj, mijëra shkelës të protokolleve të Covid-it, të cilët nuk kanë paguar gjobë dhe kanë mbaruar ose janë në prag të burgut, do të amnistohen dhe burgu do të zëvendësohet me një dënim me kusht.
Propozimi i Ligjit për amnisti, pas një procedure të shkurtuar, u mbështet nga deputetët me 76 vota “pro” dhe një “kundër”.
Amnistia nuk do të zbatohet për personat juridikë, gjegjësisht restorantet dhe kafenetë