Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me një postim në rrjetet sociale, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pendarovski nuk ka dhënë më shumë detaje por ka shkruar ““Përshëndes marrëveshjen e arritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryemistri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së” ka shkruar Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Përndryshe, takimi trepalësh është zhvilluar në vilën presidenciale në Ohër.