Presidenti Stevo Pendarovski sot në rrjetet social shpërndau një fotografi interesante nga takimi i tij me ambasadorin izraelit Dan Oryan, ku shihet ambasadori duke treguar aftësitë e tij akrobatike.
“Kjo foto, “qëndrim në duar” me ambasadorin e Izraelit, Dan Oryan, le të jetë motiv dhe arsye shtesë për atë se pse stërvitja është shumë e rëndësishme, dhe shpesh edhe zbavitëse”, kishte shkruar presidenti Pendarovski në mbishkrimin e fotografisë.
Oryan, në anën tjetër, para pak çastesh gjithashtu ka publikuar foton, ai shkruan se kishte një takim shumë të mirë me presidentin dhe mes tjerash e informoi presidentin për iniciativën “Kërcejmë së bashku” që ka për synim mbështetjen e njerëzve me aftësi të kufizuara.
“Pas takimit zyrtar, Pendarovski shpërndau edhe këtë fotografi, më pak zyrtare. E di që nuk është diplomacia tradicionale. Por nëse bëhet fjalë për promovimin e idesë për përfshirje dhe partneritet të njerëzit me aftësi të kufizuara, unë jam i gatshëm ta bëj përsëri. Në shumë vende, jam i gatshëm të kërcej bashkë dhe të qëndroj në duar… Shpresoj askush të mos zemërohet”, ka shkruar mes tjerash ambasadori Oryan./Alsat