8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mezhiti drejt partisë së re, tubimet pa flamurin e BDI-së? (FOTO)

Izet Mezhiti drejt partisë së re, tubimet pa flamurin e BDI-së? (FOTO)

“Grupi i Zjarrit” për herë të parë mbanë tubime pa flamurin e BDI-së, Izet Mexhiti thuhet se ecën drejtë partisë së re.
Nga ana tjetër ditë me parë, Ali Ahmeti caktoi koordinator për Çairin, Bujar Osmanin, ndoshta ky emërim e ka prekur Mexhitin i cili sonte ka mbajtur tubimin në Studeniçan pa flamurin e BDI-së që hap dyshime se Mexhiti dhe Grupi i Zjarrit do të hapin parti të re.

“Sonte nga Studeniçani, ish deputeti i zonës Dr. Rexhep Memedi së bashku me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij iu bashkua kauzës tonë të drejtë e të sinqertë, që ditë e më tepër po merr përkrahje gjithnjë më të fuqishme. Në Studeniçan po bashkohet POPULLI!”, ka shkruar Izet Mexhiti, në profin e tij në Facebook.

“Edhe kur kemi qenë kundërshtarë politik, e kemi ruajtur shoqërinë, respektin, njerzillëkun. Edhe kur kemi qenë oponentë, kurrë nuk e kemi harruar qytetarin e Karshiakës, BDI dhe ata që nuk na kanë përkrahur!

Prandaj apeloj, nga ketu, bashkangjituni sa më shumë kauzës tonë, se vetëm kështu jemi të fortë, jemi të pathyeshëm!
Faleminderit Dr. Rexhep Memedi për këtë tubim që duheshte të jetë takim i vogël. Mirëseerdhe në mesin tone”, përfundon postimi i Mexhitit.

Ndryshe nga tubimet tjera, tek foltorja mungonte logoja e BDI-së. Në vend të logos partiake ishte vendosur një flamur kombëtar.

Ditë më parë pati zëra se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka paralajmëruar pjesëtarët e “Grupit të zjarrit” se do t’i përjashtojë nga partia nëse e përdorin logon e BDI-së, në tubimet e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments