Ky aktivitet është bashkëpunim i Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë dhe Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Tetovë.
- Aktiviteti organizohet me rastin e Javës së luftës kundër kancerit nga data 1 deri më 8 mars. Shqyrtimet do të mbahen në hapësirat e Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë, të martën 14 mars, të enjten 16 mars dhe të shtunën 18 mars, nga ora 9 deri në 14:00. Të drejtën e ekzaminimit kanë të gjithë personat, pavarësisht nëse kanë apo jo sigurim shëndetësor apo pensional, informoi Shkëlqim Murati, sekretar i Kryqit të Kuq të Tetovës.
Ekzaminimet do t’i bëjë dr. Pavle Spasenovski.