3.9 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi: Do të jemi në situatë të pakëndshme nëse nuk sillet ligji...

Zaevi: Do të jemi në situatë të pakëndshme nëse nuk sillet ligji për Prokurorinë

Për kryeministrin Zoran Zaev zgjidhje e dëshirueshme për ligjin për PP-në është të sillet me konsnensus me opozitën, sepse në të kundërtën, thotë, shteti do të jetë në situatë të pakëndshme të gjejë zgjidhje të tjera të mundshme.

Këtë e theksoi kryeministri Zaev ndaj pyetjes së gazetarëve për atë se çka mendon me atë që e ka thënë në mbledhjen për pyetje të deputetëve se, nëse ligji për PSP-në nuk sillet në afatin e paraparë, atëherë kjo do të ndodhë në mënyrë të padëshirueshme. Kryeministri sqaroi se mënyra e dëshirueshme do të thotë, si edhe deri më tani në muajt e fundit që tregoi RMV, nëpërmjet debatit – konstatimi i zgjidhjes ligjore e cila assesi nuk do të lejojë të shkelen vijat e kuqe, e ato janë sundimi i së drejtës, garantimi i të ardhmes së PSP-së, por edhe krijimi i Leks specialis – ligjit për prokurori publike e cili me të vërtetë do ta garantojë shtetin juridik dhe sundimin e së drejtës.

“Mënyra e padëshiruar – çdoherë mendohet kur shteti vihet në situatë të gjejë mënyra të tjera, kur nuk janë të mundshme mënyrat normale, të rregullta. Mënyrat e tilla askush nuk i dëshiron, as unë. Por, nëse deri më 15 shtator nuk miratohet ligji, atëherë përfundon mandati i shefit të PSP-së, por mbetet mandati i prokurorisë, që zgjatë edhe një vit. Atëherë shteti do të jetë në situatë të pakëndshme të gjejë mënyra të padëshiruara në mënyrë që të vazhdojë të punojë PP-ja, sepse nuk i di, por e di që do të jenë të pakëndshme dhe të padëshirueshme, sepse do të duhet të ulemi në takime liderësh, të vijnë ekspertë, profesionistë, të gjejmë zgjidhje. Por, shteti duhet ta gjejë mënyrën, duhet të vazhdojë të punojë si edhe institucionet e sistemit.

Prandaj qëllimi është të jemi politikanë përgjegjës, të ulemi të gjithë si edhe deri më tani. Ne nga pushteti pranojmë sugjerime serioze konkrete nga opozita të cilat tashmë janë të sendërtuara në propozim zgjidhjen e re ligjore”, tha kryeministri Zaev në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Filip Riker.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments