Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.
Përmes ndezjes së flakadanëve u kujtua sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit.
Në këtë manifestim po marrin pjesë akterë politikë, anëtarë të familjes Jashari e qytetarë të shumtë.Emocione krenarie po përcillen nga ky manifestim, në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, raporton RTK.



Ndryshe, ndezja e flakadanëve u bë për herë të parë edhe në Prishtinë, ngjarje kjo që përmbylli manifestimin tre-ditor në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.