Në Itali gjatë Pashkëve dhe pranverës së këtij viti, për shkak të fluksit të shtuar të turistëve vendas dhe të huaj, do të ketë mungesë rreth 50 mijë punëtorësh në fushën e turizmit.
Vitin e kaluar në Itali janë regjistruar 400 milionë netë turistësh vendas dhe të huaj, ndërsa këtë vit prirja e favorshme pritet të vazhdojë pavarësisht mungesës së punëtorëve turistikë, tha ANSA.
Vështirësitë në gjetjen e stafit në Itali viheshin re prej vitesh përpara pandemisë së koronës, por tashmë ato po bëhen më serioze me relaksimin e turizmit, veçanërisht në zonën e Romagna-s, Siçilisë dhe Sardenjës.
Në javët në vijim, përfaqësuesit e shoqatës së punonjësve të turizmit do t’i paraqesin propozimet konkrete rregullatore ministres së Turizmit Daniela Santanka dhe Ministres së Punës Marina Elvira Calderone, raporton agjencia italiane.