8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAfrim Fanda: A e di Konjufca dhe Jashari se BESA është në...

Afrim Fanda: A e di Konjufca dhe Jashari se BESA është në koalicion me VMRO nacionaliste?

Shkruan: Afrim Fanda

A thua Glauk Konjufca, Lulzim Jashari dhe Elvis Hoxha, do merrnin pjesë në Kosovë, në ndonjë akademi përkujtimore kushtuar 25 vjetorit të sacrifices heroike të familjes Jashari, të organizuar nga një parti shqiptare, që në pushtetin lokal ka ardhur me ndihmën e votave të çetnikëve të Listes Serbska, që pretendon të vijë në pushtetin qendror përsëri në koalicion me çetnikët e Listës Serbska, që rekruton ithtarë në bazë të islamit politik, që hapur promovon islamin politik, duke nxitur përçarjen ndërfetare tek shqiptarët?

A thua kaq e fortë është “miqësia ndërpartiake” saqë simboli i luftës, rezistencës dhe sakrificës së shqiptarëve, vihet në shërbim të ndërtimit të imazhit “patriotik” të një partie që pretendon pushtetin qendror në saje të aleancës së Islamit politik me ortodoksizmin politik të VMRO?
Athua kaq të mjerë, pa dinjitet, pa vetëdije kombëtare ju dukemi ne shqitparët e ish IRJM?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments