12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShpëtohen katër shtetas të Kosovës, ishin të bllokuar në Malin e Galiçicës

Shpëtohen katër shtetas të Kosovës, ishin të bllokuar në Malin e Galiçicës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pasditen e djeshme kumtoi se janë shpëtuar katër shtetas të Kosovës, të cilët janë bllokuar në borë në malin Galiçica.

“Më 03.03.2023 në SPB Manastir është denoncuar se në parkun nacional Galiçica në borë janë ngujuar disa shtetas të huaj. Nëpunësit policorë dhe ekipet e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Resnjë dhe nga shërbimi i rojave Galiçica kanë dalë në terren dhe në orën 19.50 personat janë gjetur, janë tërhequr nga bora dhe në mënyrë të sigurt janë udhëzuar drejt vendikalimit kufitar Stenje”, kumtoi MPB

Ministria shton se bëhet fjalë për katër shtetas të Kosovës të cilët kanë pasur automjet pasagjerës “folksvagen pasat” me targa të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments