Një protokoll i fshehtë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe një protokoll tashmë i njohur nga Ministria e Arsimit janë masat e reja se si duhet vepruar shkollat në rast se ballafaqohen me alarme për bomba.
Protokolli i MASH-it mes të tjerash nuk lejon prindërit të futen në shkollë pa paralajmërim paraprak ndërkohë prindërit për këto alarme të informohen përmes telefonit.
Nga lëvizja “Libra dhe mësim patjetër të ketë” kanë dorëzuar letër në Ministrinë e Arsimit duke i dhënë afat 15 ditë për zgjidhjen e problemit në të kundërtën do të ketë protesta.
“Nëse nuk zgjidhen këto paralajmërime në afat prej 15 ditësh, prindërit janë aq shumë të revoltuar dhe do të dalim në protestë dhe do ti shprehim të gjitha pakënaqësitë qe kemi ndaj MASH. kemi komunikim me të gjitha shkollat dhe e dimë kur ka njoftime për bombë. Durimit tonë i erdhi fundi, kjo nuk përballohet më. Kemi tre gjenerata të dështuara për shkak të ideve pa zgjidhje të MASH”, tha Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.
Kreu i opozitës Hristijan Mickoski tha se Qeveria u dëshmua se është e paaftë në këtë rast. Madje, ai akuzoi MPB-në se po detyron drejtuesit e shkollave të injorojnë njoftimet për bomba.