8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaÇeçeni Kadyrov në gjendje të rëndë, frikë nga mjekët e Putin se...

Çeçeni Kadyrov në gjendje të rëndë, frikë nga mjekët e Putin se mos e helmojnë

Komandanti i luftës çeçene Ramzan Kadyrov ka probleme të rënda shëndetësore dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për sëmundje të veshkave. Kreu i qeverisë në mërgim të Republikës Çeçene të Ichkeria, Akhmed Zakayev, raportohet të ketë thënë se Kadyrov ka probleme serioze me veshkat.

Pikërisht për këtë arsye pati spekulime se kjo ishte arsyeja kryesore pse ai nuk u paraqit më 21 shkurt në fjalimin e Vladimir Putinit në Asamblenë Federale.

Bild raportoi gjithashtu se mjeku kryesor i departamentit të nefrologjisë në Qendrën Mjekësore Burjeel mbërriti së fundmi në Rusi nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Përmendet se Kadyrov nuk u beson mjekëve rusë pasi mundet që ta helmojnë.

Më herët, Zakayev i tha kanalit televiziv ukrainas Freedom se Kadyrov ishte i sëmurë dhe i varur nga droga sepse kishte marrë “pilula energjie” për 15 vjet. Sipas mediave, Zakajev gjithashtu ka thënë se është i varur nga këto pilula dhe se ka një lloj varësie nga droga.

– Nuk mund të kontrollohet pa to. Dhe kjo është arsyeja pse ekziston një supozim i tillë se ai është i sëmurë dhe se është dërguar diku me pushime për të pushuar, por për trajtim për të rifituar vetëdijen – gjoja tha ai.

Në të njëjtën kohë, gazetari Jason Smart shkroi në Twitter, duke cituar një burim në Rusi, se “veshkat e Kadyrov po dështojnë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments