Një tjetër vdekje në Rusi që lë më shumë se disa dyshime. Andrey Botikov, 47 vjeç, një nga shkencëtarët që ndihmoi në krijimin e vaksinës ruse kundër Covid-19, u “mbyt për vdekje me rrip”. Këtë e raporton agjencia e lajmeve Tass, e cila gjithashtu thekson se studiuesi është “vrarë në banesën e tij në veri-perëndim të Moskës”.
Botikov kishte punuar për Qendrën Kombëtare Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë për vaksinën Sputnik V. Tass shton se një burrë 29-vjeçar është deklaruar fajtor për vrasjen.
Sipas hetuesve, vrasja ka ndodhur pas një konflikti në familje. Sputnik është një vaksinë që nuk përmban patogjenin, por përdor disa nga grimcat e adenovirusit njerëzor si vektor