Pamjet filmike të kapura nga kamera e portalit indeks.mk tregojnë më së miri se në çfarë gjendje është rruga “Ismail Kadare”, në komunën e Çairit në të cilën sipas banorëve po punohet tashmë një vit e tepër.
Shiu që së fundi ran ë vendin tonë ka përkeqësuar edhe më tepër lëvizjen e qytetarëve në këtë rrugë.
Ashtu edhe siç shihet, lëvizja në këtë rrugë thuajse është e pamundur.
Disa qytetarë kanë zgjedhur mënyra alternative se sit a kalojnë rrugën, ca këmbët e tyre i kanë future në qese plastike që të mos i përlyejnë këmbët e ca të tjerë ecin me dy palë këpucë, një palë përgjat rrugës, e në pasi të dalësh nga rruga.
Banorët ankohen dhe thonë se Komuna e ka neglizhuar në maksimum këtë lagje sepse siç thonë kompania e kontraktuar nuk e ka marrë me seriozitet punën.
Përveç kësaj, ato ndihen të zhgënjyer nga kryetari Ganiu sepse thonë se premtimi ka qenë që rruga do të asfaltohet brenda tre muajsh.
Sikur e gjithë kjo të mos mjaftojë, qytetarët thonë se edhe mbeturinat të cilat komuna e ka për obligim t’I mbledhë nuk janë pastruar tashmë dy javë me rradhë.