Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, vlerëson se nuk ka nevojë që në krye të Prokurorisë së re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë të vijë ndonjë prokurorë nga jashtë vendit, shkruan Gazeta Lajm.
Në videon më poshtë, gazeta LAJM sjell deklaratën e plotë të Ahmetit.
“Vendi nuk ka nevojë që të huajzojë apo të shndërroj vetën në protektorat sepse në këtë fazë ku ndodhet vendi ynë gjërat dhe proceset kanë shkuar aq larg saqë ne jemi anëtar i NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave me BE-në dhe vendi ynë ka kapacitete që mirë të organizohet si në aspektin e gjyqësisë ashtu edhe në aspektin e legjislativit dhe ekzekutivit”, u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me eurokomesarin Johanes Han. Me këtë rast, Ahmeti foli edhe për Ligjin e Vetingut, hetimet për dështimin e regjistrimit si dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.