6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZYRTARE: BE publikon 11 nenet e planit evropian për Kosovën dhe Serbinë

ZYRTARE: BE publikon 11 nenet e planit evropian për Kosovën dhe Serbinë

Bashkimi Evropian më 27 shkurt publikoi të plotë tekstin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. ka publikuar 11 nenet e planit evorpian për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrdhënieve.
Ky është teksti:

Palët kontraktuese,
Të ndërgjegjshme për përgjegjësinë për ruajtjen e paqes, të përkushtuar për të kontribuar në një bashkëpunim të frytshëm rajonal dhe sigurinë në Evropë dhe të tejkalojnë trashëgimit e të kaluarës,

Të vetëdishme se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit e sovranitetit territorial dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kusht themelor për papen,
Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit,

Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunim ndërmjet palëve në përfitim të njerëzve, janë pajtuar si më poshtë:
Neni 1
Palët do të zhvillojnë raporte normale, të mira fqinjësore me njëra-tjetrën në bazë të të drejtave të barabarta.
Të dyja palët do njohin njëra-tjetrës dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore
.
Neni 2
Të dyja palët do të udhëhipen nga pëllimi dhe parimet të vendosura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, posaçërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë së tyre, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3
Në pajtueshmëri me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin secilin mospajtim mes tyre vetëm me mjete paqësore dhe të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.
Neni 4
Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj.
Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Neni 5
Asnjë palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën drejt BE-së bazuar në meritat e veta. Dyja palët duhet të respektojnë vlerat referuara në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evroplan
.

Neni 6
Përderisa kjo marrëveshje bazë paraqet një hap të rëndësishëm të normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë me një nxitje të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE, i cili do të çojë deri tek marrëveshja ligjërisht obliguese, gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.
Palët pajtohen të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknolo,Oisë, transportit dhe konektivitetit, raportet në drejtësi dhe vendosje të ligjit, postë dhe telekomunikim, shëndetësi, kulturë, religjion, sport, ruajtje të mjedisit, persona të pagjetur dhe fusha tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.
Detajet do të dakordohen në marrëveshjet shtesë të ndihmuara nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Neni 7
Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nlvel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.
Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë përkatëse të qeverive.

Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Të dyja palët vënë në dukje angazhimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për ta krijuar një pako të veçantë ndihme financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhshmërinë, tranzicionin e gjelbër dhe në fusha të tjera kyçe.

Neni 10

Palët do ta krijojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara.

Neni 11

Palët angazhohen të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. /Rel


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments