Zëvendëskryeministri Artan Grubi i ftuar sonte në Click Plus në TV21, i pyetur për largimet e fundit që po ndodhin nga funksionarët politikë të “grupit të zjarrit”, u përgjigj se nuk po i largojnë ata por se kjo është marrëveshje politike me partnerin e ri qeverisës. “Grupin e zjarrit nga postet politike nuk po i largojmë ne, por kjo është marrëveshje e re e koalicionimit me partnerin e ri në Qeveri.”- u përgjigj Grubi.