-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIbrahim Rugova ishte kundër “ASOCIACIONIT” në Maqedoni

Ibrahim Rugova ishte kundër “ASOCIACIONIT” në Maqedoni

Ismail Arsllani
Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës, në një takim që pati në fillim të viteve ’90 në Tetovë, me liderin e atëhershëm të PPD-së, Nevzat Halilin, ishte kundër “Asociacionit të komunave shqiptare” në Maqedoni, që ishte hartuar dhe prezantuar në një formë tjetër nga ndërmjetësi ndërkombëtar, Gert Arens, në versionin anglez, një draft-dokument të emërtuar si Status Special për Shqiptarët në Maqedoni, me një hapësirë të caktuar politike-territoriale.

Si dëshmitar që isha në atë takim me përbërje të ngushtë prej 3-4 vetash, në cilësinë e gazetarit të “Rilindjes”, më kujtohet që Rugova, duke hedhur poshtë këtë Dokument ndërkombëtar për Statusin e shqiptarëve në Maqedoni menjëherë pas pavarësimit të saj, sugjeroi që subjektet politike shqiptare në këtë shtet të sapo themeluar, duhet të angazhohen me ngulm për një status Shtetformues, si një rrugë më me perspektivë për të ardhmen e tyre.

Që atëherë, Nevzat Halili, si lider i PPD-së, mbajti, sipas mendimit tim, një qëndrim të pa definuar, derisa kjo parti shumë shpejt /1993-1994/ ra në vorbullën e një furtune që erdhi nga shteti amë.

Nga një përcaktim i tillë i mëhershëm i shqiptarëve në Maqedoni, për ta marrë fatin e tyre në duart e veta, doli Referendumi /11-12 janar 1992/, që ishte më i avancuar/ për një Autonomi Politiko-Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni, që ishte një plebishit mbarëpopullor mjaft i suksesshëm, por që mbeti i pa shfrytëzuar ndër vite, si një kapital me vlerë politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments