3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoniEnigmatika si sport për trurin/ Mensur Mahmuti ndër të paktët që ende...

Enigmatika si sport për trurin/ Mensur Mahmuti ndër të paktët që ende i mban gjallë fjalëkryqet

Në fund të çdo gazete, e madje edhe online, hasim fjalëkryqe ose lojëra enigmatike. T’i krijosh ato nuk është aspak e lehtë, por Mensur Mamuti nga Tetova ka 28 vjet që e bën këtë punë. Ai për TV21 rrëfeu se si i ka nisur ky pasion.

“Që nga fëmijëria, prindi, axha, sillnin gazeta të ndryshme dhe më filloi meraku dhe deri në 1994 sa botova revistën time, nga fëmijëria vazhdimisht duke hedhë letra duke bërë dhe në çdo kohë të lirë duke u marrë me enigmatikë, deri sa erdh koha e gazetës dhe vazhdon edhe sot.”- thotë Mensur Mamuti, autor Enigmatikës.
Notësimi i fjalëkryqeve apo zgjidhja e probleme të ndryshme dhe enigmave, sipas tij, është një mënyrë për ta zhvilluar trurin, e një memorje e trajnuar mirë, lehtëson edhe zgjidhjen e problemeve të përditshmërisë.

“E angazhon trurin dhe e zhvillon trurin, por edhe e përdorin si shërim për demencën, këto janë edhe punime shkencore që demencën e fusin në funksion e shëron dhe e bën më jetëgjatë. Ndikon shumë nëse kjo përdoren në mësosh më të re, që bëhet më i shkathët tti zgjidhë problemet më lehtë.”- shton thotë Mensur Mamuti, autor Enigmatikës.
Ndonëse janë një sport i mirë për trurin, interesimi i njerëzve për enigmatikët ka rënë, siç ka ndodhur edhe me gazetat e shtypura. Kjo ka bërë që shumë profesionistë të tërhiqen nga kjo punë dhe të paktë janë ata që ende qëndrojnë, vetëm nga pasioni që kanë.

-Nuk jam i vetmi se ka plot që janë marrë para meje në “Flakë”, ka shumë që janë marrë paralelisht me mua, por për fat të keq të gjithë i kanë ndërprerë se nuk sjell shumë të mira materiale. Më tepër është punë meraku, qejfi dhe dashuria ndaj enigmatikës, edhe mundi im që të mbetet gjallë enigmatika se kohëve të fundit kemi mungesë leximi, bashkë me këtë edhe enigmatika, edhe unë mundohem që kjo të mos ndodhë.
Për të përpiluar një fjalëkryq të llojit skandinav, Mamuti thotë se nuk duhen më shumë se 30 minuta, por ka raste kur duhet punë edhe deri në 2 orë, kohë që duhet edhe për dizajnin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments