-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Asocacioni i Komunave Shqiptare në RMV”, Arbër Ademi: Patetik, antiamerikan dhe antieuropian

“Asocacioni i Komunave Shqiptare në RMV”, Arbër Ademi: Patetik, antiamerikan dhe antieuropian

    Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, propozimin e Alternativës për Asocacioni e Komunave Shqiptare në RMV e ka quajtur propozim patetik, antiamerikan dhe antieuropian i cili shkon në dëm të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës.

    Ai pohoi se këto janë përpjekjet e dështuar për mbijetesë të Alternativës në skenën politike pas fiaskos së përjetuar dhe rreshtim tërësisht të gabuar dhe destruktiv të saj.

    Partia Alternativa gjatë ditës së djeshme propozoi që në Maqedoninë e Veriut të fillohet një nismë për “Asociacion të komunave me shumicë shqiptare”, njëjtë si ajo që po kërkohet të bëhet në Kosovë.

    Në një kumtesë dërguar mediave, e që në fund mban emrin e sekretarit gjeneral të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, shkruhet se në kohën që Kosova gjendet para marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe kur secili diplomat perëndimor që vjen në Prishtinë e përsërit refrenin të bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, pyetja që duhet të shtrohet, sipas Alternativës, është se pse partitë shqiptare në Maqedoni që kanë komuna, si BDI, ASh dhe Besa, nuk e ngrenë një iniciativë për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare po me ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments