12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFituan shtetësinë, presin me lule në Kumanovë ASh-në dhe deputeten Ilire Dauti...

Fituan shtetësinë, presin me lule në Kumanovë ASh-në dhe deputeten Ilire Dauti (VIDEO)

Gëzim e hare pasi me dnihmën e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët kishin fituar nënshtetësinë ecila ishte shëndruar në një mankth për shumë qytetarë të vendit, shkruan Top24

Sonte në Kumanovë udhëheqësit e lartë të Aleancës për Shqiptarët, Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela dhe deputetët, Ilire Dauti dhe Elmi Aziri u pritën nga qytetarët që u pajisën me shtetësi. Falë angazhimit të grupit parlamentar të ASh-së, duke sjellë ligjin e ri për shtetësi, por edhe falë angazhimit të veçantë të deputetës Ilire Dauti, e cila në vazhdimësi ka ndjekur pengesat në procedura që qytetarët kanë hasur nëpër institucionet shtetërore, sot këta qytetarë gëzojnë të drejtën e tyre të pritur me dekada.

Emocionet dhe gëzimi i këtyre qytetarëve, por edhe i përfaqësuesve të Aleancës për Shqiptarët shihej në fytyrat e secilit prej tyre.

Nikoqirët kishin sjellur buqeta me lule për deputeten Ilire Dauti dhe përfaqësuesit e tjerë të ASh-së, në shenjë falënderimi për angazhimin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments