Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur edhe për situatën e sigurisë në vend duke thënë se nuk ka asnjë rrezik pasiqë jemi pjesë e NATO-s.
Në Maqedoni nuk ka kurrsesi asnjë rrezik për probleme apo konflikte të reja. Ne jemi pjesë e NATO-s ndaj ka stablitet. Thashethemet të tilla që dolën pas takimit tonë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, janë shpifje që lindin nga një frikë e rrejshme. Mos harroni se Edi Rama është politikani më përkrahës ndaj Maqedonisë së Veriut, Duhet te frikohen nga takimet me parti që janë kundër frymës europiane, sepse nga shqiptarët nuk ju vjen asnjë e keqe, sqaroi Grubi.